Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Austriaku: “Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle…”
Sipas Leo Freundlih, hebreu austriak që botoi librin “Golgota Shqiptare”, ku protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njëjta ushtri vrau mbi gjysmë milion shqiptarë. Libri i tij “Akuza që ulërijnë” është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli europian para atij hebraik, shkruan MekuliPress.com Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982, nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë....