Athina në alarm, pas shpërthimit të parë gjendet dhe një tjetër çantë e dyshimtë në Pire, “blindohet” e gjithë zona!

Athina në alarm, pas shpërthimit të parë gjendet dhe një tjetër çantë e dyshimtë në Pire, “blindohet” e gjithë zona!

Pas shpërthimit të çantës së dyshimtë në zonën në Akademinë e Platonit në Athinë, e cila shpërtheu sapo policia e hapi dhe la të plagosur katër persona, një tjetër çantë e dyshimtë është gjetur në Pire. Një ekip nga Departamenti i Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese (TEEM) mbërriti në vendngjarje për të kontrolluar valixhen e braktisur. Zona u rrethua menjëherë, pasi forcat e sigurisë janë në gatishmëri të përgjithshme pas shpërthimit të mëparshëm me bombë në një pallat apartamentesh në Akademinë Platonos. Siç njoftoi Policia Helenike, trafiku i automjeteve është pezulluar në kryqëzimin e rrugëve Iroon Polytechniou dhe Karaoli & Dimitriou. Trafiku u pezullua më pas edhe në Rrugën Tsmaadou nga niveli i Rrugës Notara deri në nivelin e Rrugës Karaiskou. Policia e trafikut është vendosur...