Atentati në Sarandë/ Kalimtari që mbeti i plagosur niset me helikopter në Tiranë
Xhevdet Skëndaj, personi që mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në Sarandë është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor. Skëndaj ka marrë një plagë me armë zjarri në gjymtyrët e poshtme. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, do marrë mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Skëndaj u plagos pa pasur lidhje me ngjarjen, por duke qenë një kalimtar i rastësishëm. Në atentatin e sotëm mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrto, i njohur ndryshe si “Tani Ruzhdiut”. Rezulton se viktima është me precedent penalë, i përfshirë në një plagosje një vit më parë. Në atë episod, me armë zjarri u plagosën Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, të dy nga Kamza. Sipas të dhënave...
Burimi:
gijotina.com