Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Flodian Plaku kishte dy pistoleta me vete, në pranga edhe një ndihmës i tij
Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të Flodian Plakut, i cili akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës. Bëhet me dije se në momentin e kapjes nga policia në qytetin e Vlorës, Plaku kishte me vete dy armë zjarri (pistoleta). Gjithashtu është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, i cili është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj. Siç raportohet Plaku kishte marrë porosi për të kryer sërish vrasje. Në foto: Fodian Plaku gijotina.com/