Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma
Atentati me tritol i së shtunës në Gjirokastër ka shkaktuar humbjen e jetës së Beqir Devollit, drejtuesit dhe pronarit të ‘Mercedes Benz’-it që shpërtheu pranë Policisë së Gjirokastrës. 48-vjeçari ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së dielës teksa transportohej me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Viktima, që sapo ishte kthyer nga Tirana, ishte edhe shënjestra e atentatit, ndonëse më herët u raportua se objektivi ishte pasagjeri Rigers Mela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një vit më parë, Melës i dogjën një makinë ‘Range Rover’ në Dunavat të Gjirokastrës. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com