No Image Available

Ate’ntati i dështuar në Lezhë/ Del FOTO e autorit tjetër të dyshuar

Vinçesk Piroli, Kristian Imeri dhe Elden Tarja janë tre personat e arrestuar nga Policia, të dyshuar për përgatitjen e një atentati në zonën e Lezhës. Imeri, i njohur edhe me mbiemrin Shkambi, u arrestua më 9 tetor së bashku me Vinçesk Pirolin, 38 vjeç, dhe Elden Tarjen, 25 vjeç. Sipas Policisë, Piroli dhe Imeri janë konstatuar duke lëvizur të armatosur dhe me skafandra në aksin e vjetër Pllanë–Lezhë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ata po përgatiteshin të kryenin një vrasje, ndërsa Tarja dyshohet se kishte rolin e sigurimit të largimit të tyre pas ngjarjes. Pas vëzhgimit të lëvizjeve të tyre, forcat e Policisë ndërhynë në aksin Gjadër–Barbullush, ku tre të dyshuarit po udhëtonin me një automjet tip “Volkswagen”. Gjatë kontrollit, efektivët sekuestruan tri pistoleta, municione,...