Burimi:
Javanews.al

Atentati i dështuar në Fier, shënjestrat të afërm të Azgan Mërnicës, vrasësit të policit Novruz Cenalia
👁11709
Një atentat dështoi sot në qytetin e Fierit, ku shënjestra ishin anëtarë të fisit Mernica. Dy persona, babë e bir, Afrim dhe Ali Cimili, dyshohet të jenë autorët që kanë qëlluar në drejtim të drejtuesit të një motori dhe nënës së tij, Suzana Mernica. Kjo e fundit mësohet se është e afërme e 23-vjeçarit Azgan Mernica, që ekzekutoi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia në maj 2024. Mërnica ka qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021.