Atentat shqiptarit në Athinë, 36-vjeçari nga Saranda qëllohet me armë pranë një kishe
foto ilustruese GREQI- Një atentat me armë zjarri është në zonën e Kolonos, në Athinë. I plagosur ka mbetur 36-vjeçari Helis Cato nga Saranda. Mediat fqinje raportojnë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e 6 nëntorit pranë një kishe, në zonën e rrugës Lenormand. Pas të shtënave, 36-vjeçari ka vrapuar drejt automjetit të tij, të parkuar rreth 150 metra larg vendit ku u qëllua. Dëshmitarët okularë thirrën policinë dhe oficerët e gjetën me një plagë në bark. Cato ndodhet në gjendje të rëndë. Policia greke ka arrestuar dy të mitur, shqiptarin Flavio Keqi 16 vjeç dhe grekun Ioannis Karikis 16 vjeç, të cilët ndodheshin në shoqërinë e viktimës në momentin e ngjarjes dhe më pas kanë tentuar të largohen. Sipas hetimeve paraprake autoritetet dyshojnë se atentati ka...
Burimi:
zeri.ai