Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Atentat në Moskë, vritet gjenerali rus
👁7649
Gjenerali rus Yaroslav Moskalik, zëvendësdrejtor i departamentit kryesor operativ në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë ruse, është vrarë në një shpërthim makine në periferi lindore të Moskës, në Balashikha. Komiteti Hetimor i Rusisë konfirmoi zyrtarisht vdekjen e tij, duke theksuar se shpërthimi ishte shkaktuar nga një mjet shpërthyes artizanal i mbushur me predha, i vendosur në një veturë tip Volkswagen Golf. Moskalik ka qenë një figurë e rëndësishme në strukturat ushtarake ruse, madje përfaqësoi Shtabin e Përgjithshëm rus në bisedimet me Ukrainën në Paris në vitin 2015. Vrasja e tij shënon një nga atentatet ndaj figurave të profilit më të...