Atentat ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota të SHBA. Vritet përfaqësuesja Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj

Atentat ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota të SHBA. Vritet përfaqësuesja Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj

Dy ligjvënës demokratë të shtetit të Minnesotës janë bërë shënjestër e një atentati të armatosur në shtëpitë e tyre përkatëse në SHBA. Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën përfaqësuesja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Melissa Hortman, si dhe bashkëshorti i saj, Mark Hortman. Lajmin e konfirmoi vetë guvernatori i Minnesotës, Tim Walz, gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp të mbajtur mëngjesin e së shtunës. “Kjo duket qartësisht si një vrasje politike e qëllimshme. Një akt i dhunshëm që synon destabilizimin përmes terrorit,” deklaroi ai me një ton të ashpër dhe të prekur emocionalisht. Sipas autoriteteve, një tjetër...
Burimi: Javanews.al