Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Atentat me armë zjarri në Tiranë, disa të plagosur
👁4555
Të shtëna me armë zjarri raportohen mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve, janë plagosur 4 persona, të cilët ndodhen në spital në sallën e operacionit.Dy prej të plagosurve nga atentati në Tiranë, ndodhen në gjendje të rënë tek Spitali i Traumës. Ndërkaq, dy të plagosurit e tjerë, kanë plagë më të lehta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta. Ky është atentati i dytë brenda pak orësh në vend, teksa një vrasje mafioze ndodhi më herët në Lezhë, ku u ekzekutua Gjovan Prendi.