Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
👁12742
Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja, kandidati për president në radhët e Partisë Demokratike Qendrore është në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë. Nga atentati, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Mësohet se në pranga ka rënë një 15 vjeçar (që dyshohet si autor i sulmit), ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Qeveria ka ofruar një shpërblim prej 730,000 dollarësh për informacion që ndihmon në gjetjen e atij që urdhëroi atentatin. Ish-presidenti Alvaro...