At’ Gjeçovi: Këtu e pati ngulë rranjën e trashë kjoftë largu

At’ Gjeçovi: Këtu e pati ngulë rranjën e trashë kjoftë largu

DODONA PELLAZGJIKE “Këto punë po i shkruaj këtu, o vëlla shqiptar, jo me ndonjë qëllim të keq, por pse po ma ka ënda me e mbështetë në to vjetërsinë e kombit tonë. Le ta marrë vesh bota se hyjnitë, mënyrat dhe sjelljet e besimtarëve, si grekët dhe latinët e vjetër, i patën prej etërve tanë, Pellazgëve”. Kështu shkruante At’ Shtjefën Gjeçovi i shquar për një kontribut kolosal në mbledhjen e gojëdhënave, zakoneve, bestytnive, visareve gjuhësore. Gjeçovi përgaditi monografi shkencore historike, etnologjike, arkeologjike, pedagogjike, kodifikoi të drejtën zakonore shqiptare, shkroi publicistikë, hartoi tekste mësimore, krijoi një koleksion të pasur arkeologjik, shkroi drama dhe tragjedi, poezi dhe romane, përktheu letërsi botërore në gjuhën shqipe dhe vepra fetare, përgatiti vëllime me dokumente për historinë e popullit shqiptar, si dhe...