“Asnjë ligj nuk do miratohet pa konsultim publik”, Spiropali kërkon ndryshimin e Rregullores së Kuvendit

“Asnjë ligj nuk do miratohet pa konsultim publik”, Spiropali kërkon ndryshimin e Rregullores së Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile për prezantimin e risive të platformës së konsultimit publik të Kuvendit të Shqipërisë. Teksa vlerësoi se bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe përfshirja aktive e publikut në proceset parlamentare janë elementë thelbësorë për ndërtimin e një demokracie gjithëpërfshirëse dhe funksionale, znj. Spiropali theksoi se transparenca është një ndër vlerat dhe standardet kryesore të Kuvendit, e përcaktuar si e tillë edhe në Planin e ri Strategjik, 2025-2030. Kryeparlamentarja Spiropali shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në familjen europiane është sot kryefjala e punës së Kuvendit dhe çdo institucioni, si shprehje...
Burimi: Javanews.al