Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive, Balluku: Avokatët dhe noterët që kërkojnë pagesë shkelin ligjin
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi një vizitë në bashkinë e Lushnjës për të ndjekur nga afër funksionimin e sporteleve të asistencës për qytetarët që hasin vështirësi në përdorimin e platformës digjitale e-Albania. E shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa, ministrja Balluku theksoi se qeveria ka nisur një inspektim të gjerë në të gjitha bashkitë për të garantuar mbështetje për qytetarët që nuk kanë akses në pajisje elektronike apo nuk dinë të përdorin platformën. “Shërbimi është plotësisht falas dhe duhet të ofrohet nga çdo bashki, në mënyrë që askush të mos detyrohet të paguajë...