Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
‘Ashpërsimi me burg jo zgjidhje’/ Kryeprokurori Çela kundër Kodit të ri Penal
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka reaguar lidhur me draftin e prezantuar nga qeveria për ndryshimet në Kodin Penal. Çela shprehet se para se të diskutohej mbi draftin e prezantuar, do të kishte qenë e nevojshme që ky diskutim të ishte paraprirë nga një reflektim mbarëshoqëror. Në reagim zyrtar, thuhet se ashpërsimi me burg nuk është zgjidhja e vetme, pasi rritet potencialin e kriminalizimit të individit. ”Fryma e përgjithshme në draft për të zgjeruar rrethin e veprimeve që kategorizohen si të rrezikshme në një masë të tillë sa të klasifikohen si vepra penale e të dënohen me burgim, tregon një...