Ashpërsimi i retorikës së Ramës, nxitëse e dhunës policore
Ashpërsimi i retorikës së Ramës, nxitëse e dhunës policore Kryeministri Edi Rama i cilësoi protestuesit e rinj si të lidhur me ekstremizmin dhe shërbime të huaja, ndërsa premtoi shpërblim prej 2500 eurosh për forcat e policisë gjatë një takimi të hënën. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur Policia e Shtetit po përballet me akuza për përdorim joproporcional të forcës ndaj protestuesve. Pa paraqitur prova konkrete Kryeministri pretendoi se pas mobilizimit të të rinjve qëndrojnë shërbime të huaja, si Rusia dhe Irani, apo lëvizjen ANTIFA të shpallur si organizatë terroriste nga presidenti Trump. Gjatë shtatë ditëve të fundit, pamjet filmike dhe dëshmitë për përdorimin e forcës nga policia, si dhe nga persona civilë të paidentifikuar, kanë ngritur shqetësime për trajtimin e protestuesve, përfshirë edhe...
Burimi:
sot.com.al