ASHAK sjell mbrëmjen muzikore të krijimtarisë shqiptare dhe evropiane, prezantohen premierë veprat e Trimor Dhomit dhe Vasil Toles

ASHAK sjell mbrëmjen muzikore të krijimtarisë shqiptare dhe evropiane, prezantohen premierë veprat e Trimor Dhomit dhe Vasil Toles

Flonja Haxhaj Salla e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës u bë mbrëmjen e së hënës nikoqire e një koncerti muzikor, i organizuar nga Seksioni i Arteve, i cili solli në një program të përbashkët vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj, përmes interpretimeve vokale dhe instrumentale, shkruan KultPlus. Ky koncert, bashkoi sopranot Lorika Ismajli, Arta Jashari, Zana Abazi-Ramadani dhe Besa Llugiqi, pianistët Menan Berviniku dhe Lirika Pula-Kasapolli, si dhe violonçelistin Antonio Gashi, të cilët para publikut sollën një repertor që ndërthuri muzikën operistike me krijimtarinë pianistike dhe instrumentale. Para se të fillojë koncerti, përpara publikut foli Ismet Jonuzi, Shef i Skesionit të Arteve në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. “Koncerti i sotëm, përmes veprave të kompozitorëve shqiptarë dhe mjeshtërve...