Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Asgjësohen rreth 3 mijë bimë kanabisi në Shkodër, në hetim 2 roje mjedisi! Shpëtojnë kultivuesit
Rreth 3 mijë bimë kanabisi janë asgjësuar në qarkun e Shkodrës në kuadër të operacioni antidrogë. Asnjë prej kultivuesve nuk ka rënë në pranga, ndërsa në hetim janë vënë 2 roje mjedisi. Konkretisht, blutë e Shkodrës njoftojnë se në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh u asgjësuan 735 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, ndërkohë në njësitë administrative Kastrat dhe Gruemirë u asgjësuan 1631 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Po ashtu, 139 bimë kanabisi u asgjësuan në Temal dhe Shllak dhe 438 bimë në Luf-Qerret dhe Gjegjan. “Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 2943 bimë...