Asgjësohen 1233 bimë kanabisi në Shkodër, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Asgjësohen 1233 bimë kanabisi në Shkodër, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Policia ka asgjësuar 1233 bimë kanabisi të kultivuara në Shalë, Pult, Postribë dhe Shkrel, në Shkodër ndërsa ende nuk dihen autorët Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinata’. Janë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar gjithsej 1233 fidanë e bimë të dyshuara kanabis, konkretisht 777 fidanë dhe 456 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Policia ka nisur hetimin për moskallëzim krimi dhe shpërdorim të detyrave, 1 Specialist Pyjesh dhe 1 Roje Mjedisore.
Burimi: Kohajone.com