Burimi:
Sot.com.al

‘Asgjësimi i pulave të ngordhura, jo sipas procesit ligjor’, PD: Asnjë masë për përballimin e gripit të shpendëve
👁13624
Partia Demokratike ka akuzuar ashpër Ministrinë e Bujqësisë për mënyrën se si po menaxhohet asgjësimi i pulave të ngordhura si pasojë e gripit të shpendëve (H5N1), duke ngritur dyshime për shkelje të ligjit dhe favorizime të paligjshme. Në një deklaratë për mediat, Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD, tha se asgjësimi i shpendëve nuk po kryhet sipas metodave të parashikuara me ligj (groposje apo djegie), por përmes renderingut – një metodë e bluarjes industriale, që nuk garantohet si e ligjshme për raste të tilla dhe që nuk është zyrtarizuar në Fletoren Zyrtare. “Ky urdhër për përdorimin e renderingut gjendet...