Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Asgjë për t’u çuditur me çmimet në jug!
Nga Irena Beqiraj Në vitin 1956, Belgjika përfundoi autostradën e saj të parë, e cila lidhte kryeqytetin, Brukselin, me Ostendin, aty ku familja mbretërore kishte shtëpinë e saj verore. Autostrada u ndërtua posaçërisht për pushuesit dhe turistët ndërkombëtarë. Rruga e re solli padyshim një bum turistësh, aq sa ajo nuk ishte kurrë mjaftueshëm e gjerë në sezonin e pikut dhe mbetej pothuajse bosh gjatë sezonit tjetër. Po ashtu, dyqanet dhe restorantet, apartamentet shumëkatëshe të ndërtuara përgjatë bregdetit – ndërtim i cili shkatërroi dunat dhe dëboi kafshët e egra – shndërroheshin nga të mbipopulluara në boshatisura. Investimet e mëdha në turizëm nuk e shpëtuan qytetin nga vështirësitë ekonomike, i cili në vitet 1980 iu drejtua fondeve të veçanta europiane për të rimëkëmbur ekonominë e tij. Historia...