Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Asgjë e re nga Kuvendi i Kosovës, vijon dështimi i seancave parlamentare
👁10180
Dështon për herë të 23-të radhazi Konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Pro votimit të fshehtë për kryetarin e kuvendit ishin 55 deputetë, një votë kundër dhe asnjë abstenim. Kryesuesi i seances, Avni Dehari njoftoi se mbledhja e ardhshme do të jetë të shtunën në orën 11:30 Lëvizja Vetëvendosje, që doli forcë e parë nga zgjedhjet dhe është në koalicion me Guxo dhe Alternativën, nuk po arrin të sigurojë shumicën prej 61 votash për Albulena Haxhiun në postin e kryeparlamentares. /vizionplus.tv