Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Asfalti elektoral në Belsh, dëshmia e kryetarit të Bashkisë: Unë s’kam dijeni për punimet, “Vëllezërit Hysa” i bënë vetë
Hetimet e zhvilluara nga prokuroria e Elbasanit, për rastin e shtrimit të asfaltit elektoral në Belsh, kanë nxjerrë faktin se kompania e ndërtimit “Vëllezërit Hysa”, i paska kryer këto punime në rrugë me dëshirën e saj dhe askujt tjetër. Këtë qëndrim zyrtar ka mbajtur në prokurori dhe kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani, i cili gjatë marrjes në pyetje nga grupi i hetimit, ka pohuar se I pyetur rreth faktit se i kujt është detyrimi për të ndryshuar projektin, deklaruesi Arif Tafani, ka shpjeguar se ky është detyrim i mbikëqyrësit të punimeve dhe se ai nuk dinte detaje rreth azhurnimet të projektit. Në vijim të deklarimit Arif Tafani, ka pohuar se rruga “Trojas”, ku “vëllezërit Hysa” po ndërtonin, nuk përfshihet në listën e fshatrave...