Asaj që shkoj
Poezi nga Charles Baudelaire Rreth meje rruga ulërin dhe buçet.E gjat’ e hollë, sterrë, kujë madhështore,Një grua shkoj me një fustan të zi për dore,Q’e kolovitte posht’ e lart me salltanet.Si ëngjëll, si statuj’ e gjallë vetëtin.Si i shastisur dhe i çakërdisur unë,Nga syr’ i saj si qjell që mbrun furtunëThëthinja mjaltë që magjeps, dëfrim që grin.Ia shkrepi dhe u-err. Moj flutur e farosur,Që me vështrimin tënt më bëre flag’ e furrë,S’të shoh më vallë veç në jetën e pasosur?Ah, gjetkë, tutje, tepër vonë, nofta kurrë,Se unë s’di ku ike, ti ku shkonj’ s’e di,Të desha, moj, e dinje, vetë moj, dhe ti./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com