Kurti pret ambasadorin e ri të Francës në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, të cilit i uroi mirëseardhje dhe sukses në detyrën e re. Gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës. Fokus i veçantë iu kushtua projekteve në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030, si dhe bashkëpunimit në infrastrukturë, teknologji dhe energji. Kurti dhe Huchet diskutuan gjithashtu për rrugën evropiane të Kosovës dhe proceset integruese, ndërsa kryeministri theksoi rëndësinë e mbështetjes së Francës në këtë drejtim. Në fund të takimit, Kurti i uroi ambasadorit Huchet mandat të suksesshëm dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë gjatë mandatit të tij./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com