Pesë medalistët e Kosovës në Taranto 2026 nderohen me mirënjohje dhe shpërblime
Pesë xhudistët kosovarë që fituan medalje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 janë nderuar me mirënjohje dhe shpërblime nga ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani. Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se xhudistët, pas paraqitjes së tyre në Taranto, janë pritur nga ministri Gashani, i cili u ka ndarë mirënjohje dhe shpërblime për rezultatet e arritura në garat e Lojërave Mesdhetare. Kosova në garat e xhudos në Taranto 2026 u kthye me gjithsej pesë medalje. Laura Fazliu fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj siguruan nga një medalje të bronztë. Me këto rezultate, xhudistët kontribuuan në përfaqësimin e Kosovës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, ndërsa Federata e Xhudos së Kosovës ka uruar medalistët dhe të...
Burimi:
kultplus.com