Pritja për ambasadorin e ri amerikan Eric Wendt në Tiranë, Berisha mungon në ceremoni
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë zhvilloi mbrëmjen e sotme pritjen e mirëseardhjes për ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt. Aktiviteti u mbajt në ambientet e një hoteli në zonën e ish-Bllokut, ku morën pjesë rreth 130 të ftuar. Mes të pranishmëve ishte edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Në listën e të ftuarve kishte përfaqësues nga të dyja kampet politike, zyrtarë të lartë të shtetit, ministra, drejtues të institucioneve të drejtësisë, përfaqësues të fushave të ndryshme, si dhe persona të njohur për marrëdhëniet e tyre me Ambasadën Amerikane në Tiranë. Në këtë pritje nuk ishte i ftuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, një fakt që ishte bërë i ditur edhe më herët. Megjithatë, në ambientet e pritjes u panë deputeti Gazment Bardhi,...
Burimi:
kohajone.com