As LaCivita nuk mjafton! Berisha nuk mbush dot sallën e Pallatit të Kongreseve, dhjetëra karrige mbeten bosh

As LaCivita nuk mjafton! Berisha nuk mbush dot sallën e Pallatit të Kongreseve, dhjetëra karrige mbeten bosh

Partia Demokratike dhe koalicioni i saj “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, po prezanton sot (12 prill) programin elektoral për zgjedhjet e 11 majit. Një ditë më parë koalicioni hapi edhe fushatën elektorale, kurse PD mblodhi sot Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve, për programin gjatë një muaji fushate në të 12 qarqet dhe diasporë. I pranishëm në këtë takim ishte edhe konsulenti i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, i cili ishte ulur në krahun e majtë të Sali Berishës. Por Berisha nuk e ka mbushur dot sallën dhe në këtë pamje shihet qartë që një pjesë e sallës është bosh.
Burimi: Javanews.al