Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“As edhe një thërrime”, palestinezët në Gaza kërkojnë me dëshpërim për ushqim
Palestinezët që presin për ushqim në një kuzhinë bamirësie në qytetin e Gazës kanë përshkruar vuajtjet e mëdha për të siguruar diçka për të ngrënë, teksa bllokada izraelite vazhdon pa ndërprerje. “Ja tenxherja ime, nuk ka as edhe një thërrime brenda,” tha një grua, ndërsa priste në radhë. “Kam një vajzë dyvjeçare. U ktheva në shtëpi me një tenxhere bosh dhe e gjeta vajzën time duke bërtitur nga uria, pa bukë e pa ushqim”, shtoi Umm Abdullah. Ajo rrëfeu se shpesh ka përleshje pranë kuzhinës bamirëse, pasi njerëzit përpiqen me çdo kusht të sigurojnë pak nga furnizimet e pakta. “Një herë...