Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Arusha “surprizon” shoferët, del në Rrugën e Arbrit
👁11475
Një arushë është filmuar pranë rrugës në zonën e Fushë-Bulqizës, përgjatë Rrugës së Arbrit. Sipas qytetarit që ka dërguar videon, kafsha është shfaqur pranë zonës së banuar, duke kaluar në afërsi të automjeteve. Shoferët që kalojnë në këtë segment këshillohen të lëvizin me kujdes, veçanërisht gjatë orëve të vona ose herët në mëngjes. “Arusha n’malet e Dibrës – mjerë ai që e sulmon,” shkruan qytetari.