Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Artizania që end traditën në Kukës, në moshën 71-vjeçare vazhdon të punojë në tezgjah
Në një qoshe të qetë të Kukësit, ku tingujt e tezgjahut sjellin jehonën e kohëve të shkuara, Hate Ora, 71 vjeçe, end jo vetëm topat e leshtë, por kujtime e histori. Ajo nisi që në moshën 7-8-vjeçare, me duart e vogla por me zemrën plot dashuri për traditën. Vepra e saj më e rrallë është një sixhade gjigante, me përmasa 280 me 330 centimetra, një sfidë mjeshtërie që pak e marrin përsipër. Por ajo nuk mund të jetonte pa realizuar një ëndërr të vjetër: një model 150-vjeçar, i lindur në kohë robërie, ku shqiponja dhe ngjyrat kuq e zi endeshin...