Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Artikulli i ditores “Der spiegel” (25 janar 1982), për vrasjen e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
Telegrafi risjell në shqip shkrimin e ditores “Der Spiegel, të botuar më 25 janar 1982, që flet për vrasjen e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës. Shkrimi me titullin “E tëra dukej si pas një ekzekutimi” merret edhe me atentatet ndaj kroatëve. Përkthimi është bërë nga Kushtrim Reçica, ndërsa më 2002 është botuar në Javoren Politike Shqiptare “Zëri”. Vrasës të panjohur i vranë në afërsi të Heilbronnit tre jugosllavë. Për autoritetet shtetërore gjermane kjo masakër është kulminacion i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav dhe kundërshtarë të pushtetit luftojnë mes tyre. Pas kroatëve në ekzil, si duket, qeveria e Beogradit iu ka shpallur luftë të përgjakshme shqiptarëve në ekzil që vijnë nga Republika e Kosovës. ReklamaPlay Loaded: 6.94% Remaining...