Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Arti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta violinisti i shquar Robert Papavrami
Violinisti i shquar shqiptar Robert Papavrami është ndarë sot nga jeta. Papavrami ishte pedagog i violinës i disa gjeneratave të artistëve shqiptarë dhe babai i po ashtu violinisit Tedi Papavramit. Akademia e Shkencave ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të violinistit. “Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit, babait dhe mësuesit të Tij. Shkolla shqiptare e violinës sot është më e varfër me këtë humbje, por ngushëllohemi që trashëgimia artistike që Ai la pas vijon në lartësi të reja, kjo falë arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. Të rroni e ta kujtoni!”, shkruan Akademia e Shkencave. Në nëntor 2014 Robert Papavrami, pedagogu...