Arti i ikonave shqiptare, mbrëmje e veçantë diskutimesh në Muzeun e Luvrit
Në Muzeun e Luvrit, një prej tempujve më të mëdhenj të kulturës botërore, iu kushtua një mbrëmje e veçantë trashëgimisë shqiptare, përmes një konference për bashkëpunimin kulturor dhe shkencor mes Shqipërisë dhe Francës. Ekspozita “Ikonat e Shqipërisë, thesare të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, aktualisht e paraqitur në Muzeun e Arteve të Bukura të Chambéry-së, u bë pikënisje për një diskutim të rëndësishëm mbi trashëgiminë, kërkimin shkencor dhe lidhjet kulturore mes dy vendeve. Nën titullin domethënës “Kur diplomacia ndërkombëtare frymëzon kërkimin shkencor”, Nicolas Bousquet, drejtor i muzeve të Chambéry-së, solli historinë e kësaj ekspozite, të lindur nga binjakëzimi ndërmjet Korçës dhe Chambéry-së dhe nga bashkëpunimi i ngushtë me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës. Maximilien Durand, specialist i shquar dhe drejtor i...
Burimi:
kultplus.com