Arteta nuk ngutet me Gyökeres: Po ambientohet çdo ditë, 15-vjeçari Dowman më ka lënë pa fjalë

Arteta nuk ngutet me Gyökeres: Po ambientohet çdo ditë, 15-vjeçari Dowman më ka lënë pa fjalë

Pas humbjes 3-2 në miqësoren ndaj Villarrealit, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur në konferencë për shtyp: “A i duhet kohë Gyökeres për t’u ambientuar? E kemi kaluar tashmë atë fazë, sepse mendoj se ishte shumë e rëndësishme për të ta niste si titullar dhe të fillonte të krijonte ndjesi dhe lidhje me skuadrën. Është me ne vetëm prej rreth një jave, por kam parë shumë gjëra pozitive dhe vendosmëri, veçanërisht në mënyrën se si sulmonte hapësirat. Në përgjithësi, për shumë lojtarë që nuk kishin minuta, tani kemi më tepër mundësi. Do të jemi gati për të shtunën,  në gjendje shumë më të mirë”. Për mungesën e Kai Havertz: “Në stërvitje ndjeu diçka dhe nuk ishte mirë, ndaj vendosëm ta lëmë pushim. Mendoj se do...