Arsyet e rebelimit rinor: Nga papunësia te qiratë e larta dhe mungesa e demokracisë
Protestat e të rinjve kanë nxjerrë në sipërfaqe pakënaqësitë e akumuluara prej vitesh ndaj një sistemi që nuk po u ofron perspektivë. Papunësia e tyre u rrit këtë vit me mbi 16%, ndërsa një në pesë të rinj nuk është as në punë, as në shkollë. Qiratë e papërballueshme, pagat e ulëta dhe zhvlerësimi i diplomës po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë pavarësinë ekonomike. Arsimi po humbet cilësinë dhe besimin e të rinjve dhe nga ana tjetër, korrupsioni, mungesa e meritokracisë dhe zhgënjimi nga politika po e thellojnë revoltën. Ndërkohë, popullsia e moshës 0-29 vjeç është tkurrur me 54% që nga viti 2001, duke dobësuar edhe peshën e tyre në vendimmarrje. Emigracioni mbetet një alternativë për shumë prej tyre, por një pjesë e...
Burimi:
syri.net