Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

Më 15 prill, sheshi “Skënderbej” në zemër të Tiranës u mbush me qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit dhe telajot e tyre në një aktivitet të titulluar “Europa në sytë e fëmijëve” –  pjesë e programit “Art, Zeje, Sport” të Ministrisë së Arsimit. Me ngjyra të ndezura mbi kanavacë, nxënësit pikturuan vizionin e tyre për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Por ka një problem; aktiviteti u zhvillua përgjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit dhe yjet e shfaqjes ishin kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu – të dy drejtues të lartë të fushatës elektorale të Partisë Socialiste. Aktivitete të...
Burimi: Gijotina.com