Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Arsimi i lartë, “mal” me probleme, raporti thekson nevojën e rishikimit të ligjit
Mungesa e cilësisë akademike, literaturë jo vendase dhe ngarkesa e lartë mësimore janë ndër problematikat më shqetësuese te arsimit te lartë. Këto konstatime dalin nga raporti përfundimtar i Bordit të Akreditimit, i cili pas një procesi 4-vjeçar vlerësimi, ka analizuar punën e 97% të universiteteve publike dhe jopublike Raporti evidenton mungesen e stafit të kualifikuar në disa programe studimi, si dhe kurrikulat e papërshtatura në gjuhën shqipe. Disa degë vazhdojnë të funksionojnë me një numër minimal studentësh, ndërkohë që biblioteka dhe materialet ndihmëse konsiderohen të pamjaftueshme për të garantuar një proces mësimor cilësor. Në këtë kontekst, është kërkuar një rishikim...