Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Arsenali e “tepron”, kërkon 3 yjet e Real Madrid! Njëri duket i “paarritshëm” për “Topçinjtë”
👁13872
Mediat angleze raportojnë se Arsenal ka vënë syrin te tre emra të mëdhenj nga Real Madridi: Rodrygo, Eduardo Camavinga dhe Arda Guler. “Topçinjtë” janë të vendosur për t’u forcuar në disa reparte për sezonin e ri, ndaj kanë filluar të eksplorojnë mundësinë e bindjes së klubit madrilen për të lënë të lirë tre lojtarët në fjalë. Camavinga është profili që i përshtatet më së miri nevojave të mesfushës së “Topçinjve”, veçanërisht duke marrë parasysh largimet e mundshme të Jorginho dhe Partey në fund të këtij sezoni. Francezi, përveç rinisë dhe potencialit të tij, sjell shkathtësi taktike, duke e bërë atë...