Arsenal merr lajmin e shumëpritur, Saliba rikthehet në stërvitje me grupin pas më shumë se 3 muajsh
4 Nëntor 2026 10:16 Telesport William Saliba është rikthyer në stërvitjen e plotë me Arsenal këtë javë. Kanë kaluar tre muaj e gjysmë nga paraqitja e tij e fundit, e cila ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës, ndërsa luante për Francën. Saliba kishte mbetur jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në shpinë, i cili, ndonëse nuk kërkonte ndërhyrje kirurgjikale, e bëri të domosdoshëm një periudhë të gjatë rehabilitimi. Mbrojtësi qendror i “topçinjve” mori pjesë në një seancë stërvitore të martën, në prag të ndeshjes së Arsenal kundër Slavia Praga në Champions League. Ky rikthim është një lajm i mirë për trajnerin Mikel Arteta. Natyrisht që Saliba nuk do të jetë në fushë sot për londinezët, madje as në fundjavë, por ai do të...
Burimi:
telesport.al