ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 mln euro të mirëmbajtjes për të fshehur krimin

ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 mln euro të mirëmbajtjes për të fshehur krimin

Një kompani paraqet letra false në tenderin 50 milionë euro të mirëmbajtjes së rrugëve kombëtare për të plotësuar kriteret e detyrueshme. Autoriteti Rrugor e shpall kompaninë fituese. Skandali denoncohet nga Kapitali, i cili publikoi dokumentat e falsifikuara. (Lexo ketu). Çfarë ndodh më pas? I kapur gafil, Autoriteti Rrugor Shqiptar zhytet edhe më thellë në krim duke i zëvendësuar letrat e falsifikuara, pasi tenderi ishte zhvilluar dhe kompania ishte shpallur fituese. Pra ndryshim i dokumentave pas garës. Ky në foton më poshtë është dokumenti që provon falsifikimin e rëndë për lotin e dytë të tenderit të mirëmbajtjes, i cili kishte një fond limit prej 1.1 miliardë lekësh ose 12 milionë euro. Në këtë dokument, kompania fituese Bami pranon se në formularin e deklarimin kishte deklaruar se...