“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për përjashtimin me 60 ditë të deputetëve Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Në një postim në rrjetet sociale, ajo akuzon mazhorancën për standard të dyfishtë në zbatimin e rregullave parlamentare. Sipas saj, etika parlamentare po përdoret si instrument ndëshkimi politik dhe përjashtimet pengojnë përfaqësimin e qytetarëve dhe kontrollin ndaj qeverisë. Tabaku thekson se arroganca e kësaj mazhorance duhet ndëshkuar me votë, për t’i kthyer Parlamentit dinjitetin, debatit lirinë dhe qytetarëve një institucion që u shërben atyre, jo pushtetit dhe ligjeve me porosi. Postimi i plotë i Jorida Tabakut: “Shqipëria ka nevojë për një Parlament ku rregullat vlejnë njësoj për të gjithë. Sot, fatkeqësisht, ka një shumicë që i përdor ato sipas interesit: si mburojë për veten dhe si kamzhik...