Arrestohet shqiptari në Rodos, 35 gramë kokainë çuan policinë në sekuestrimin e  një milion eurove

Arrestohet shqiptari në Rodos, 35 gramë kokainë çuan policinë në sekuestrimin e një milion eurove

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin e Rodosit, në Greqi, në kuadër të një operacioni të autoriteteve greke kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Hetimi ka nisur nga një sasi prej vetëm 35 gramësh kokainë, e zbuluar në portin e Pireut, por gjurmët e hetimit kanë çuar më pas në Rodos, ku autoritetet kanë sekuestruar gati 1 milion euro cash në ambientet e një kompanie imobiliaresh. Gjithçka nisi më 27 gusht, kur autoritetet arrestuan në Pire një 62-vjeçar grek, i cili kishte mbërritur me traget nga Rodosi. Në valixhen e tij u gjetën 35 gramë kokainë dhe 0.9 gramë kanabis. Hetimet e mëtejshme çuan autoritetet te një 45-vjeçar shqiptar, i cili punonte në një kompani të pasurive të paluajtshme në Rodos dhe...