Arrestohet një danez nën dyshimin se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin

Arrestohet një danez nën dyshimin se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin

Një shtetas danez është arrestuar në Danimarkë nën dyshimin se spiunonte për Iranin duke mbledhur të dhënat për objektet dhe individët hebraikë në Berlin, njoftuan autoritetet daneze dhe gjermane të martën. Ai do të ekstradohet në Gjermani, thanë autoritetet. Prokurorët gjermanë thanë se i dyshuari, të cilin e identifikuan vetëm si Ali S në përputhje me ligjin gjerman për privatësinë, spiunoi në lidhje me tri prona në Qershor, si pjesë e përgatitjeve për veprimtari shtesë spiunazhi, përfshirë sulme të mundshme ndaj objektivave hebraike. Ai dyshohet se kishte marrë urdhrat nga shërbimet sekrete iraniane në fillim të vitit 2025, thanë prokurorët....
Burimi: Vizionplus.tv