Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Arrestohet në Zvicër reperi Noizy, ishte nisur për koncert
Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar të shtunën në aeroportin e Zyrihut sapo mbërriti në Zvicër për të promovuar albumin e tij të ri, raportojnë mediat zviceriane. Sipas informacioneve, arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë për krime të rënda me dhunë, por detaje të mëtejshme nuk janë bërë ende publike. Noizy pritej të performonte në klubin “Rinora 4” në Rümlang pranë Zyrihut, ku kishte njoftuar një koncert për promovimin e projektit të tij më të fundit muzikor. Por pas ndalimit të tij, organizatorët i kanë hequr të gjitha njoftimet dhe reklamat nga rrjetet sociale. Deri më tani, Noizy...