Arrestohet në Rinas ukrainasi, në kërkim për trafik droge
Policia arrestoi në Rinas një 53-vjeçar nga Ukraina, i shpallur në kërkim nga autoritetet në Kiev. Personi me iniciale A.S, u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për përfshirje në trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Ndalimi i tij, erdhi në sajë të shkëmbimit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Burimi:
javanews.al