Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Arrestohet në Kroaci 23-vjeçari shqiptar, në kërkim nga Italia për trafik droge
Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Zagreb të Kroacisë. Arjan Toçi banues në Peshkopi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Hetimeve Paraprake e L’Aquilas, Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian. Ky operacion u realizua falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe bashkëpunimit operacional ndërmjet strukturave të FAST Albania, pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, dhe partnerëve ndërkombëtarë. Top Channel