Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Arrestohet në Itali shqiptari/ Mbajti peng ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët, i dhunoi dhe u mori pasaportat
Një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët gjatë natës së kaluar në Gubbio, nën akuzën se ka mbajtur të izoluar në shtëpi, duke ushtruar edhe dhunë fizike, ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre të mitur, përkatësisht 7 dhe 11 vjeç. Arrestimi është bërë në kuadër të një hetimi të koordinuar nga Prokuroria e Perugias. Burri, me banim në Gubbio, u ndalua në flagrancë dhe dyshohet se ka rrëmbyer ish-gruan e tij 42-vjeçare, rezidente në Shqipëri, dhe dy fëmijët e tyre, të cilët jetojnë me të ëmën. Operacioni u zhvillua me shpejtësi falë shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve shqiptare...