Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Arrestohet kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, u kap me kokainë! Tentoi të arratisej
👁7530
Është arrestuar kandidati i “Shqipëria Bëhet” nga policia e Sarandës. Mësohet se në pranga ka rënë Ergys Isufi, pasi është kapur me dozë kokainë në xhep. Gazetarja Dorjana Bezat mëson se fillimisht Isufi ka tentuar të arratiset, por është neutralizuar nga policia. Aktualisht shërbimet e policisë së Sarandës janë duke zhvilluar kontroll në banesën e tij. Top Channel